Sa e dëmton imazhin e Zvicrës tragjedia e Crans Montanës

Sa e dëmton imazhin e Zvicrës tragjedia e Crans Montanës

Bota January 05, 2026 - 22:16

“Si është e mundur të tolerohet diçka e tillë në Zvicër?”, “Si mund ta lejojë Zvicra praninë e fëmijëve në një bar gjatë natës?”, “Në Zvicër, mbyllim sytë para parave”: shumë shpejt pas zjarrit në barin Constellation, krahas mesazheve të ngushëllimit, u shfaqën edhe komente të shumta që shprehnin habinë se si një tragjedi e tillë mund të ndodhte në Zvicër.

Kritikat më të ashpra kanë ardhur nga Italia, një vend i goditur rëndë nga kjo tragjedi, me gjashtë qytetarë të rinj që humbën jetën. “Në Itali, njerëzit po pyesin se si mund të ketë ndodhur e gjithë kjo”, deklaroi ambasadori italian në Zvicër, Gian Lorenzo Cornado, në një intervistë për BFMTV, të hënën në mëngjes.

“Rreziku zero nuk ekziston”

Në një intervistë të përbashkët për RTS, SRF dhe RSI të dielën, presidenti zviceran Guy Parmelin pranoi se në Zvicër mund të ekzistojë “një ndjenjë e rreme sigurie”. Sipas këshilltarit federal, “duhet të nxjerrim mësime nga kjo dhe të bëjmë gjithçka që është e mundur për të minimizuar rreziqet. Por rreziku zero nuk ekziston”. /albinfo.ch