Djali i Maduros bën thirrje për lirimin e babait të tij
Bota
January 05, 2026 - 19:47
Djali i udhëheqësit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, ka folur para asamblesë kombëtare të vendit.
Nicolas Maduro Guerra e quajti të atin “Presidenti Maduro” dhe bëri thirrje për lirimin e tij, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv
Në sallë dëgjoheshin brohoritje të forta ndërsa ai fliste.
Ligjvënësit kanë përsëritur gjithashtu se nënkryetarja ekzekutive Delcy Rodriguez kishte marrë rolin e presidentes në detyrë dhe pritet që ajo të betohet së shpejti.