Maduro deklarohet i pafajshëm, dalja e parë para gjykatës së New York, bashkë me gruan

Maduro deklarohet i pafajshëm, dalja e parë para gjykatës së New York, bashkë me gruan

Bota January 05, 2026 - 18:55

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është deklaruar i pafajshëm gjatë paraqitjes së tij të parë para një gjykate federale në Nju Jork. Ai u shfaq në sallën e gjyqit së bashku me gruan e tij, ndërsa gjykata konfirmoi identitetin e tij dhe i lexoi zyrtarisht akuzat e ngritura ndaj tij.

Gjatë seancës, Maduro dëgjoi përmbledhjen e dokumenteve të akuzës dhe, në fjalët e tij të para publike që nga momenti kur u soll në Shtetet e Bashkuara, deklaroi se ishte kapur nga shtëpia e tij në Karakas. Ai theksoi se vazhdon ta konsiderojë veten president të Venezuelës.

“Unë nuk jam fajtor. Jam një njeri i ndershëm dhe jam ende presidenti i vendit tim,” tha Maduro para trupit gjykues, përpara se të ulej sërish.

Procesi gjyqësor ndaj Madurës pritet të zgjasë, ndërsa rasti ka ngjallur reagime të forta politike dhe diplomatike në arenën ndërkombëtare.  /abcnews