Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Venezuelën
Bota
January 05, 2026 - 17:59
Ka nisur në New York një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi situatën aktuale në Venezuelë.
Rendi i ditës për mbledhjen e jashtëzakonshme është renditur si diskutim i “kërcënimeve për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.
Presidenti venezuelias i kapur nga SHBA-ja, Nicolas Maduro, është transferuar të hënën në mëngjes për në një gjykatë të New Yorkut, ku bashkë me gruan e tij, do të paraqitet para një gjyqtari të caktuar për rastin ndaj tij.
Maduro do të përballet me akuzat për narko-terrorizëm.