Maduro ndodhet në qendrën e paraburgimit në Brooklyn
Bota
January 04, 2026 - 08:26
Mediat amerikane thonë se Maduro ka mbërritur tani në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit në Brooklyn.
Objekti është i njohur për strehimin e të burgosurve të tjerë të profilit të lartë, përfshirë Ghislaine Maxwell dhe P Diddy.
Ai mbërriti në një bazë ushtarake në SHBA më herët të shtunën, derisa u dërgua në zyrat e Administratës Amerikane Kundër Drogës në Nju Jork dhe u padit për akuza për drogë dhe armëmbajtje, përpara se të dërgohej në qendrën e Bruklinit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Ai më parë ka mohuar të jetë udhëheqësi i një karteli droge.
Maduro dhe gruaja e tij do të dalin në gjyq në një datë të paspecifikuar para një gjykatësi në Nju Jork.