Venezuela dhe paralajmërimet për dy vende të tjera latino-amerikane - çka tha Trumpi në konferencën maratonike
Në një konferencë një-orëshe për shtyp, presidenti amerikan, Donald Trump dha detaje mbi sulmin e mëngjesit ndaj Venezuelës.
Ai tha se SHBA-ja do të “drejtojë” vendin deri në një kalim të duhur të pushtetit dhe se kompanitë amerikane të naftës do të fillojnë të gjenerojnë fitime për Venezuelën.
Ja një përmbledhje e shpejtë e gjërave më të rëndësishme që mësuam nga fjalimi i liderit amerikan, raporton skynews.
Publikohet fotoja e parë e Maduros me duar të lidhura - do të transferohet drejt SHBA-së
SHBA-ja do të drejtojë Venezuelën
Donald Trump tha se SHBA do të “drejtojë” Venezuelën deri sa të ndodhë një “kalim i duhur i pushtetit”. Ai tha se kjo do të përfshijë edhe kompanitë amerikane të naftës, të cilat do të “fillojnë të gjenerojnë fitime për vendin”;
SHBA-ja ishte e gatshme për një sulm të dytë
Ai paralajmëroi se SHBA janë të gatshme të kryejnë një sulm të dytë, “shumë më të madh”, nëse do të jetë e nevojshme. Sulmi ishte planifikuar që më parë, por sulmi i parë rezultoi i mjaftueshëm për momentin, tha Trump;
Gjenerali jep detaje rreth aksionit
Gjenerali Dan Caine, oficeri më i lartë ushtarak amerikan, gjithashtu dha detaje mbi sulmin, duke thënë se Nicolas Maduro dhe gruaja e tij “dorëzuan veten” dhe u morën në kujdes, pa humbje jete amerikane pavarësisht shkëmbimit të zjarrit. Forcat amerikane mbërritën në kompleksin e tij në orën 2:01 të mëngjesit (koha lokale) dhe rreth dy orë e gjysmë më vonë i çuan Maduro dhe gruan e tij në një anije lufte amerikane.
Machado nuk do ta udhëheq Venezuelën
Maria Corina Machado, udhëheqësja e opozitës në Venezuelë që fitoi Çmimin Nobel për Paqen vitin e kaluar, është e pakëndshme të jetë udhëheqësja e ardhshme, sepse “nuk ka mbështetjen”, tha Trump. Ndërkohë, zv/Presidentja e Madurës, Delcy Rodriguez, tha se ajo ishte “e gatshme të bëjë atë që ne mendojmë se është e nevojshme për ta bërë Venezuelën të madhe sërish”, pretendoi Trump.
Trumpi kërcënoi Kubën dhe Kolumbinë
Trump gjithashtu kërcënoi Kubën dhe Kolumbinë. Lideri i majtë i Kolumbisë, Gustavo Petro, “po prodhonte kokainë… ndaj duhet të ketë kujdes”, tha Trump. Marco Rubio tha se qeveria komuniste kubaneze gjithashtu duhet të shqetësohet. Qëllimi i gjithë kësaj ishte të “rrethoheshim me stabilitet” dhe të riafirmohej “pushteti amerikan në rajonin tonë”, tha Trump. /telegrafi