Trumpi pas operacionit në shtëpinë e Maduros: Manovra ushtarake ishte e mahnitshme, si një shfaqje televizive
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas operaconit që ushtria amerikane bëri këtë të shtunë në shtëpinë e presidentit venezuelian, Nicolas Maduro. Trump ka folur për Fox News duke e përshkruar bastisjen si një eksperiencë të jashtëzakonshme.
Sipas Trump, ai ka marrë informacion nga njerëzit e ushtrisë që nuk ekziston asnjë vend tjetër në botë ku mund të realizohet një manovër e tillë.
“Më është thënë nga njerëzit e ushtrisë se nuk ka asnjë vend tjetër në Tokë që të realizojë një manovër të till. E pashë sikur të isha duke parë një program televiziv. Ishte një gjë e mahnitshme. Shtëpia e tij kishte dyer çeliku dhe një hapësirë ësigurie me çelik të fortë përreth. Ai u përpoq të hynte brenda, por u sulmua aq shpejt sa nuk ia doli. Ne do ta bënim këtë katër ditë më parë, por motivi nuk ishte i zbuluar, motivi duhet të jetë i hapur. Në thelb, thashë, duhet të dorëzohesh. Duhet të dorëzohesh. Kam pasur diskutime. Në fakt, fola vetë me të. Ai tha jo”, është shprehur Trump.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, së bashku me bashkëshorten e tij, ndodhen në bordin e një anijeje luftarake amerikane.
Trump i tha Fox News se çifti po transportohet me anijen luftarake USS Iwo Jima drejt New York, ku pritet të përballen me ndjekje penale.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përshkruar edhe momentin e kapjes së Nicolás Maduro. “Ai ndodhej në një shtëpi që ishte më shumë si një fortesë sesa një banesë. Kishte dyer çeliku, kishte atë që e quajnë një hapësirë sigurie, e ndërtuar tërësisht me çelik të fortë. Ai po përpiqej të hynte aty, por u kap aq shpejt, sa nuk ia doli”, tha Trump.
Duke folur për zhvillimet e disa javëve më pare, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar: “Në fund ai (Maduro) donte të negocionte, por unë nuk doja negociata. I thashë: ‘Jo, duhet ta bëjmë’. Ai u përpoq fort të arrinte një marrëveshje; unë thashë jo.” /euronews