Trumpi publikon fotografinë e Maduros me duar të lidhura brenda anijes luftarake amerikane
Bota
January 03, 2026 - 18:32
Presidenti amerikan, Donald Trump sapo ka ndarë një imazh të ri në Truth Social që ai thotë se tregon “Nicolas Maduron në bordin e USS Iwo Jima”.
Kjo është anija që ai më parë i tha Fox News se po sillte udhëheqësin venezuelian në SHBA, për ta çuar pastaj drejt Nju Jorkut, ku edhe do të përballet me akuzat.
Imazhi tregon atë që duket të jetë Maduro, me një maskë syri dhe kufje dhe të veshur me një tuta gri.
