“Falënderoj presidentin Trump dhe ushtrinë amerikane”, mesazh nga Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së
Prokurorja e përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, tha se Nicolas Maduro dhe Cilia Flores janë paditur në Distriktin Jugor të New Yorkut.
Ajo tha se presidenti i Venezuelës përballet me akuza për:
konspiracion narko-terrorizmi;
komplot për importimin e kokainës;
posedimi i mitralozëve dhe pajisjeve shkatërruese;
dhe komplot për të poseduar mitralozë dhe pajisje shkatërruese kundër SHBA-së.
Maduro u padit në mars të vitit 2020 për akuzat e "narkoterrorizmit" në Distriktin Jugor të New Yorkut.
"Ata së shpejti do të përballen me të gjithë zemërimin e drejtësisë amerikane në tokën amerikane në gjykatat amerikane”, tha Bondi.
"Në emër të të gjithë Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, dua të falënderoj presidentin Trump që pati guximin të kërkonte llogaridhënie në emër të popullit amerikan dhe një falënderim të madh për ushtrinë tonë të guximshme që kreu misionin e jashtëzakonshëm dhe shumë të suksesshëm për të kapur këta dy trafikantë të dyshuar ndërkombëtarë të drogës”, shtoi ajo. /telegrafi/