BE-ja dhe Franca i ofrojnë ndihmë Zvicrës për tragjedinë vdekjeprurëse

BE-ja dhe Franca i ofrojnë ndihmë Zvicrës për tragjedinë vdekjeprurëse

Bota January 02, 2026 - 08:14

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE-ja po punon me autoritetet zvicerane për t’u ofruar ndihmë mjekësore viktimave të zjarrit të mbrëmshëm në jugperëndim të Zvicrës.

Von der Leyen thotë se kjo ndihmë po ofrohet përmes mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së, i cili i lejon çdo vendi të goditur nga një fatkeqësi – si në Evropë ashtu edhe më gjerë – të kërkojë ndihmë emergjente, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. 

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron thotë se ka folur me presidentin zviceran Guy Parmelin për të shprehur solidaritet.

Ai thotë se Franca po i mirëpret të plagosurit nga Crans-Montana në spitalet e saj, ndërsa “ekipet diplomatike dhe konsullore po ndjekin situatën”.