Raportohet për disa të vdekur dhe të tjerë të lënduar, nga një shpërthim në një qendër skijimi në Zvicër

Raportohet për disa të vdekur dhe të tjerë të lënduar, nga një shpërthim në një qendër skijimi në Zvicër

Bota January 01, 2026 - 08:44

Disa persona kanë gjetur vdekjen dhe të tjerë janë lënduar kur një shpërthim ndodhi në një bar në qytetin luksoz të skive alpine Crans Montana, tha policia zvicerane herët të enjten.

"Ka pasur një shpërthim me origjinë të panjohur", tha Gaetan Lathion, një zëdhënës i policisë në kantonin Wallis në Zvicrën jugperëndimore, shkruajnë mediat e huaja.

Image

"Ka disa të plagosur dhe disa të vdekur", ka shtuar ai.

Ai theksoi se shpërthimi ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit në një bar të quajtur Le Constellation, i cili është i njohur për turistët, ndërsa disa festonin Vitin e Ri.

Imazhet e publikuara tregojnë një ndërtesë në flakë dhe shërbimet e emergjencës aty pranë.

"Ndërhyrja është ende duke vazhduar", ka thënë më tej ai. /Telegrafi