Resorti ishte i mbushur me turistë – shpërthim në një bar në Zvicër, vendi do të priste Kupën Botërore të skive
Një shpërthim i fuqishëm ka goditur një bar në resortin luksoz zviceran të skive Crans-Montana, duke vrarë dhe plagosur disa persona, tha policia.
“Pati një shpërthim për shkak të panjohur”, tha Gaetane Latton, një zëdhënës i policisë kantonale të Valais, për AFP. “Ka shumë të plagosur dhe shumë të vdekur”, shtoi ai.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit, në barin Le Constellation, i cili frekuentohet nga turistët gjatë festimeve të Vitit të Ri.
Imazhet nga mediat zvicerane treguan një ndërtesë në flakë dhe punonjësit e shpëtimit:
BREAKING:
— Visegrád 24 (@visegrad24) January 1, 2026
Many killed and wounded in an explosion at a bar in the Swiss ski resort town of Crans-Montana pic.twitter.com/kkGaaPRcRR
Gazeta zvicerane Blick vlerëson se zjarri mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarrët gjatë një koncerti, megjithatë, ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga Policia mbi shkaqet e tragjedisë.
Crans-Montana është një vendpushim luksoz skijimi i vendosur në zemër të Alpeve Zvicerane, rreth dy orë larg kryeqytetit zviceran, Bernës. Sipas BBC-së, vendpushimi do të presë një ngjarje të madhe skijimi, Kupën Botërore FIS, në fund të janarit.