Australia mirëpret vitin 2026 me shfaqje spektakolare fishekzjarresh

Australia mirëpret vitin 2026 me shfaqje spektakolare fishekzjarresh

Bota December 31, 2025 - 18:56

Australia ka mirëpritur Vitin e Ri me spektakël fishekzjarresh mbi Portin e Sidnejit, sipas BBC.

Më herët ishte Zelanda e Re, që mirëpriti vitin 2026-të, gjithashtu me spektakël fishekzjarresh.

Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshe publike, me duart lart duke brohoritur, ndërsa fishekzjarret ndriçuan qiellin e natës pas festimeve.

Kiritimati, i njohur edhe si Ishulli i Krishtlindjes, së bashku me 10 ishuj të tjerë kryesisht të pabanuar në Paqësorinh Qendror, ishin të parët që mirëpritën vitin 2026.

Në ishullin Chatham, pjesë e Zelandës së Re, Viti i Ri mbërriti disa minuta para pjesës tjetër të vendit. Ky arkipelag i largët ka rreth 600 banorë.

Tonga dhe Samoa gjithashtu festuan ardhjen e vitit 2026.

SHBA-ja është nga vendet e fundit që festojë Vitin e Ri. /atsh