Izraeli vret anëtarin e forcës “Quds” të Iranit

Izraeli vret anëtarin e forcës “Quds” të Iranit

Bota December 25, 2025 - 21:32

Ushtria izraelite njoftoi sot (25 dhjetor), se kishte vrarë një luftëtar nga Forca elitare Quds të Iranit.

Viktima u cilësua si krahu i operacioneve speciale të jashtme të Gardës Revolucionare, dhe ngjarja ndodhi gjatë një sulmi të radhës në Liban.

Izraeli akuzon Forcën Quds për planifikimin e sulmeve kundër territorit izraelit “nga Siria dhe Libani”.

“Hussein Mahmoud Marsad al-Jawari ka luajtur një rol qendror në njësinë operative të Forcës Quds, Njësia 840, dhe në vitet e fundit ka marrë pjesë në planifikimin e sulmeve terroriste kundër Shtetit të Izraelit nga Siria dhe Libani”, tha ushtria izraelite IDF, në një deklaratë. /abcnews