Tragjedi në prag të Krishtlindjeve, katër anëtarë të një familje u gjetën të vdekur në Lichtenstein
Katër anëtarë që dyshohet se i përkisnin të njëjtës familje u gjetën të vdekur të mërkurën, në prag të Krishtlindjeve.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Lichtenstein, raporton Reuters.
Trupat e pajetë e dy burrave dhe dy grave u gjetën nga policia.
Sipas organeve lokale, rreth orës 10:30 të mëngjesit trupi i një burri 41-vjeçar nga Lihtenshtajni u gjet në anën zvicerane të bregut të lumit Rin, pranë kryeqytetit Vaduz.
Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë, thanë autoritetet zvicerane.
Sipas ‘Reuters’, hetimet e mëtejshme e çuan policinë në një apartament në Vaduz, ku u zbuluan trupat e një burri 73-vjeçar dhe dy grave, të moshës 68 dhe 45 vjeç.
Sipas gjetjeve paraprake, tre viktimat ishin prindërit dhe motra e burrit 41-vjeçar, thuhet në një deklaratë të policisë.
Një zëdhënës i policisë konfirmoi se shkaqet e vdekjes së tyre janë ende duke u përcaktuar.
Departamenti i Hetimeve Penale i Policisë Shtetërore po heton rastin me angazhimin e një numri të madh oficerësh.