Vizitat në Shatërvanin e Trevit, Roma po shqyrton vendosjen e një bilete 2 euroshe

Vizitat në Shatërvanin e Trevit, Roma po shqyrton vendosjen e një bilete 2 euroshe

Bota December 16, 2025 - 22:49

Turistëve do t’u kërkohet të paguajnë një biletë prej 2 eurosh për të admiruar kryeveprën Shatërvanin Trevi në qendër të Romës që nga 7 janari, sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa. Vetëm banorët e përhershëm të kryeqytetit italian do të përjashtohen nga pagesa e biletës.

Muajt e fundit, qyteti i Romës ka vendosur tashmë të kufizojë numrin ditor të vizitorëve në shatërvan, i cili u ndërtua tre shekuj më parë. Nuk lejohen më shumë se katërqind vizitorë para kësaj kryevepre arkitekturore në të njëjtën kohë.

Duke komentuar mbi raportet në shtypin italian, Bashkia e Romës theksoi se ende nuk janë marrë vendime përfundimtare dhe se kjo është vetëm një mundësi që autoriteti bashkiak e ka shqyrtuar prej kohësh./euronews.al