Vrau nënën e tij, ekzekutohet në Florida i dënuari me vdekje

Vrau nënën e tij, ekzekutohet në Florida i dënuari me vdekje

Bota December 10, 2025 - 12:40

Administrata e burgjeve në Florida të SHBA-së ka ekzekutuar një 58-vjeçar i cili ishte i dënuar me vdekje për vrasjen e nënës së tij. Ekzekutimi, i kryer me injeksion vdekjeprurës, ishte i 45-ti i vitit në SHBA, duke përfshirë 18 të tilla në shtet.

Mark Geralds u shpall fajtor në gjyqin për vrasjen e nënës së tij, Tressa Pettibone në vitin 1989. Ajo u gjet e rrahur dhe e therur për vdekje në shtëpinë e saj nga djali i saj kur ky i fundit u kthye nga shkolla.

Shumica e ekzekutimeve në SHBA këtë vit kanë qenë me injeksion vdekjeprurës, 37 deri më tani në vitin 2025. Pesë të tjera u kryen me anë të asfiksisë me anë të thithjes së azotit, një metodë e përdorur për herë të parë në botë në Alabama në vitin 2024 dhe e përshkruar nga ekspertët e OKB-së si një formë “torture”.

Tre u kryen nga skuadrat e pushkatimit në Karolinën e Jugut. Dënimi me vdekje është hequr në 23 nga 50 shtetet e SHBA-së. /euronews