Spajiqi për idenë e Vuçiqit për anëtarësimin në BE: Mali i Zi do të jetë në BE në vitin 2028, atje ju presim

Spajiqi për idenë e Vuçiqit për anëtarësimin në BE: Mali i Zi do të jetë në BE në vitin 2028, atje ju presim

Bota December 10, 2025 - 11:14

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka thënë se Podgorica do t’i presë kandidatët e tjerë nga rajoni si anëtare e plotë e Bashkimit Evropian (BE) në vitin 2028, transmeton Paparaci.

“Pajtohem që i gjithë Ballkani Perëndimor duhet ta ketë BE-në si destinacion përfundimtar. Megjithatë, ne do t’ju presim atje nga viti 2028 dhe po ju mbështesim sinqerisht që të nxitoni dhe të përshpejtoni kandidatët e tjerë nga rajoni”, ka shkruar Spajiqi në rrjetin X.

Spajiqi ka reaguar pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se të mërkurën do të ketë një takim të rëndësishëm me drejtuesit e BE-së, Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa, në Bruksel dhe theksoi se do t’u propozojë që i gjithë Ballkani Perëndimor të pranohet së bashku në BE.