Trumpi bën deklaratën e fortë: Ukraina nuk do të pranohet kurrë në NATO
Bota
December 09, 2025 - 14:17
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se anëtarësimi i Ukrainës në NATO “nuk ka qenë kurrë seriozisht në konsideratë” dhe se kjo ishte e njohur shumë para përplasjes me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Gjithmonë është kuptuar që Ukraina nuk do të bëhej pjesë e NATO-s, shumë para Putinit. Dhe tani ata insistojnë. Kur Zelensky u takua për herë të parë me Putin, ai tha: ‘Dua dy gjëra: të rikthejmë Krimenë dhe që ne të bëhemi anëtar të NATO-s.’ Dhe nuk e tha shumë në mënyrë të sjellshme. Ai është një shitës i madh”, tha Trumpi në intervistën për Politico.
Plani i paqes i Trumpit kërkon që Ukraina të heqë dorë nga përpjekjet për anëtarësim në NATO, një kusht që Kievi e ka cilësuar të papranueshëm.