Mediat izraelite: Trumpi ka gati fazën e dytë të planit të paqes në Gazë
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë brenda dy javëve kalimin në fazën e dytë të planit të tij të paqes për Gazën, raportoi televizioni izraelit Channel 12, duke cituar zyrtarë të lartë amerikanë.
Sipas burimit, njoftimi mund të bëhet para Krishtlindjeve, pak përpara takimit të planifikuar midis Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në SHBA.
Sipas raportimit, SHBA dhe ndërmjetësuesit ndërkombëtarë po zhvillojnë bisedime me Hamasin për një marrëveshje që do ta detyronte organizatën të heqë dorë nga kontrolli në Gaza dhe të nisë procesin e çmilitarizimit, dy pika kyçe të fazës së dytë, të pazgjidhura që nga armëpushimi i tetorit.
Marrëveshja parashikon që Hamasi të dorëzojë fillimisht armët e rënda, si raketa dhe predha, e më pas të heqë dorë gradualisht edhe nga armët e lehta.
Pranimi i këtyre kushteve nga Hamasi do të jetë parakusht për fazën e dytë të planit, e cila përfshin edhe tërheqjen e forcave izraelite nga zona të caktuara përgjatë të ashtuquajturës “Vija e Verdhë”.