Starmer: Mbretëria e Bashkuar duhet të jetë vigjilente ndaj Putinit

Starmer: Mbretëria e Bashkuar duhet të jetë vigjilente ndaj Putinit

Bota December 04, 2025 - 21:00

Kryeministri i Britanisë, Sir Keir Starmer ka thënë se Mbretëria e Bashkuar duhet të “mbetet vigjilente” ndaj kërcënimeve ruse.

Ai është shprehur se vigjilenca është e rëndësishme sepse sipas tij, ekziston rrezik i përhapur nga presidenti rus, Vladimir Putin, raporton Sky News.

“Duhet të qëndrojmë vigjilentë ndaj kërcënimit gjithnjë të përhapur që ekziston nga Putini dhe nga Rusia. Kjo nuk është vetëm në Ukrainë”, është shprehur ai.