Shumica e gjermanëve dhe francezëve shohin rrezik të lartë lufte me Rusinë

Shumica e gjermanëve dhe francezëve shohin rrezik të lartë lufte me Rusinë

Bota December 04, 2025 - 08:20

Një sondazh i ri i institutit francez Cluster17 tregon se qytetarët në disa vende të BE-së besojnë se rreziku i një konflikti me Rusinë po rritet. Në nëntë vende të anketuara, mbi gjysma e qytetarëve e konsiderojnë rrezikun të lartë ose shumë të lartë.

Polonia shfaqet më e shqetësuara, ku 77% e të anketuarve presin rrezik të lartë lufte. Në Belgjikë dhe Holandë këtë shqetësim e ndajnë 59% e qytetarëve, ndërsa në Gjermani, Francë dhe Spanjë rreth gjysma e popullsisë ndjehet e kërcënuar. Italia raporton nivelin më të ulët të frikës, me vetëm 34%.

Sondazhi tregon gjithashtu se gati gjysma e evropianëve e shohin presidentin amerikan Donald Trump si armik të Evropës, një rritje krahasuar me shtatorin.

Tensionet në kontinent mbeten të larta pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. Franca ka njoftuar rikthimin e shërbimit ushtarak vullnetar, duke ndjekur Belgjikën dhe Holandën. Presidenti Emmanuel Macron e ka lidhur drejtpërdrejt masën me agresionin rus, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi këtë javë se Rusia është gati nëse Evropa zgjedh një përballje ushtarake, duke shtuar presionin mbi sigurinë evropiane