Shkon në 13 numri i viktimave në djegien e kompleksit të banimit në Hong-Kong

Shkon në 13 numri i viktimave në djegien e kompleksit të banimit në Hong-Kong

Bota November 26, 2025 - 14:08

Trembëdhjetë persona, duke përfshirë një zjarrfikës, janë vrarë dhe të paktën 15 të tjerë janë në gjendje kritike si pasojë e një zjarri të fuqishëm që po përfshin një kompleks banimi në lagjen Tai Po të Hong-Kongut, ndërsa flakët përfshijnë skelat prej bambuje nëpër shtatë blloqe, me shumë banorë të bllokuar brenda.

Re të mëdha tymi të errët u ngritën lart në qiell në vendngjarje, në Wang Fuk Court, të mërkurën, ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi në shtatë nga tetë blloqet e kompleksit, shkruan southchina morining post.

Policia tha të mërkurën se kishte marrë disa raportime për njerëz të bllokuar në ndërtesën ku nisi zjarri, ndër ta një burrë dhe një grua që raportohej se ishin të pavetëdijshëm dhe me djegie.Ndryshe, Wang Fuk Court që ndodhet në lagjen Tai Po është një nga 18 distriktet e Hong Kongut. Është një kompleks banimi i përbërë nga tetë ndërtesa dhe pothuajse 2000 njësi banimi.

Wang Fuk Court është pjesë e programit qeveritar për strehim të subvencionuar.

Sipas faqes së internetit të kësaj prone, kompleksi është i banuar që nga viti 1983.