Macronit nuk i pëlqen një pikë e planit të paqes të Trumpit

Macronit nuk i pëlqen një pikë e planit të paqes të Trumpit

Bota November 25, 2025 - 20:13

Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëron se nuk mund të ketë një kufi për ushtrinë e Ukrainës.

Kjo vjen pasi disa propozime për paqe ditët e fundit sugjeruan vendosjen e kufijve për numrin e personelit të forcave të armatosura të Ukrainës.

Në komentet e tij pas takimit virtual të sotëm të ashtuquajturës "koalicion i gatshëm", Macron shton se vendet e BE-së shpresojnë të finalizojnë një zgjidhje për financimin e mbrojtjes së Ukrainës.

Në deklaratën e tij, ai përmend pasuritë e ngrira ruse në Evropë - një çështje që më parë ka qenë kontestuese për bllokun, raporton skynews.

Muajin e kaluar, BE-ja miratoi paketën më të fundit të sanksioneve, por nuk arriti të bënte marrëveshje mbi përdorimin e këtyre pasurive të ngrira për të financuar një hua për Ukrainën.

Kjo ndodhi sepse disa vende ngritën shqetësime ligjore për pasojat e mundshme të këtij veprimi.

Në fjalimin e tij, Macron thotë gjithashtu se Ukraina ka nevojë për një paqe që të jetë "serioze" dhe "respektuese ndaj së drejtës ndërkombëtare".

Megjithatë, pavarësisht kundërshtimit të tij ndaj kufizimit të ushtrisë së Ukrainës, në kundër-propozimet e Evropës ndaj një marrëveshjeje paqeje SHBA-Rusi, aleatët e Kievit ranë dakord për një kufi në kohë paqeje për ushtrinë ukrainase prej 800 mijë personash.

Plani SHBA-Rusi propozon një kufi prej 600 mijë pjesëtarësh.