Ukraina pranon planin e paqes të ndërmjetësuar nga Trumpi, me disa ndryshme të vogla
Ukraina ka pranuar propozimin për paqe të ndërmjetësuar nga administrata Trump, me disa detaje të vogla që ende duhet të finalizohen, raportojnë mediat amerikane, duke cituar një zyrtar të SHBA-së.
Uashingtoni e dërgoi versionin fillestar prej 28 pikësh të planit të paqes në Kiev javën e kaluar, para se zyrtarë nga të dy vendet të hartonin një kundërpropozim gjatë bisedimeve të krizës në Gjenevë gjatë fundjavës.
Aleatët evropianë, të cilët paraqitën kundërpropozimin e tyre ndaj planit me 28 pika, kanë organizuar me ngut një sërë takimesh ditët e fundit në përpjekje për të ecur në hap me negociatat.
Kjo vjen pas raportimeve se zyrtarë amerikanë dhe rusë, përfshirë Sekretarin e Ushtrisë së SHBA-së, Dan Driscoll, janë takuar sot për bisedime në Abu Dhabi. /Zëri