Trump: Ukraina nuk ka shprehur asnjë mirënjohje për përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës
Bota
November 23, 2025 - 18:58
Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj udhëheqësve të Ukrainës duke i akuzuar se kanë treguar “zero mirënjohje” për përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar për t’i dhënë fund luftës, sipas BBC.
“Udhëheqja e Ukrainës nuk ka shprehur asnjë mirënjohje për përpjekjet tona, dhe Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia”, tha presidenti Trump në “Truth Social”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se kishte trashëguar një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë – një konflikt që, sipas tij, ka shkaktuar miliona viktima të panevojshme.
“Unë trashëgova një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë, një luftë që është humbje për të gjithë, veçanërisht për miliona njerëz që kanë vdekur pa arsye”, tha ai./atsh