Kievi merr nga Rusia 1000 trupat e ushtarëve të vrarë

Kievi merr nga Rusia 1000 trupat e ushtarëve të vrarë

Bota November 20, 2025 - 12:30

Gjatë orëve të fundit, Ukraina ka bërë me dije se ka marrë nga Rusia trupat e 1 mijë personave që Moska tha se ishin ushtarë të vrarë ukrainas. Lajmi për këtë bashkëpunim mes palëve ndërluftuese është komunikuar nga Shtabi Koordinues i Kievit për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës.

“Sot, u ndërmorën masa riatdhesimi. 1000 trupa, që pala ruse pretendon se u përkasin ushtarakëve ukrainas, u kthyen në Ukrainë”, tha në mediat sociale Shtabi Koordinues i Kievit për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës. /rtsh