Parlamenti ukrainas shkarkon ministren e Energjisë pas përfshirjes në korrupsion
Parlamenti i Ukrainës, miratoi me shumicë votash dorëheqjen e Ministres së Energjisë, Svetlana Grinchuk, e cila u përfshi në një skandal korrupsioni.
Vendimi u mbështet nga 315 ligjvënës, pa asnjë abstenim apo votë kundër, ndërkohë 21 deputetë nuk morën pjesë në votim.
Përpjekja e parë për të votuar për dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë, German Galuschenko dhe ministres Grinchuk të përfshirë të dy në korrupsion, dështoi kur ligjvënësit nga partia e ish-Presidentit ukrainas, Pyotr Poroshenko, bllokoi podiumin e parlamentit, duke detyruar seancën të anulohej.
Javën e kaluar, kryeministrja ukrainase Yulia Sviridenko njoftoi se ministrja Grinchuk dhe ministri Galushchenko kishin dërguar deklarata dorëheqjeje në parlament në lidhje me skandalin e korrupsionit.
Më 10 nëntor, Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit, NABU, e Ukrainës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit, njoftuan një operacion në shkallë të gjerë të quajtur Midas për të zbuluar një skemë korrupsioni në sektorin e energjisë.
U kryen kontrolle në shtëpinë e Timur Mindich dhe në rezidencën e Ministrit të Drejtësisë German Galuschenko. NABU më pas filloi të publikonte fragmente nga bisedat në apartamentin e Mindich, gjatë të cilave u diskutuan skemat e korrupsionit.
Më 11 nëntor, NABU ngriti akuzat e para, duke përfshirë Mindich si kreun e një organizate kriminale, si dhe ish-zëvendëskryeministrin dhe ish-ministrin e Unitetit Kombëtar Alexey Chernyshov. /euronews