Sulmet izraelite vrasin 13 persona pranë një kampi refugjatësh palestinezë në Liban
Foto: Reuters

Sulmet izraelite vrasin 13 persona pranë një kampi refugjatësh palestinezë në Liban

Bota November 19, 2025 - 08:46

Të paktën 13 persona janë vrarë në një sulm izraelit pranë një kampi refugjatësh palestinezë në Libanin jugor, thotë ministria e shëndetësisë e vendit.

Ushtria izraelite tha se kishte shënjestruar anëtarë të grupit të armatosur palestinez Hamas “që vepronin në një kompleks stërvitjeje… në zonën Ein el-Hilweh”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ushtria tha se vendi ishte përdorur nga Hamasi për të planifikuar dhe kryer sulme kundër Izraelit, të cilat Hamasi i hodhi poshtë si “trillime dhe gënjeshtra”.

Izraeli ka kryer sulme të rregullta ajrore ndaj njerëzve dhe vendeve në Liban që nga një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit me grupin e armatosur Hezbollah të mbështetur nga Irani. Shumica e sulmeve kanë shënjestruar Hezbollahun, por Izraeli ka sulmuar edhe Hamasin në vend.