Izraeli dëbon pacientët palestinezë nga spitalet e Jerusalemit
Autoritetet izraelite së fundmi kanë dëbuar pacientë të shumtë palestinezë nga spitalet në Jerusalemin e pushtuar. Shumë prej këtyre individëve kishin marrë trajtim shumë kohë para 7 tetorit.
Për shkak se sistemi shëndetësor i Gazës ishte i kufizuar rëndë edhe para luftës së fundit, shumë pacientë, veçanërisht ata me kancer, iu referuan spitaleve në Jerusalemin e pushtuar ku mund të merrnin kujdesin e nevojshëm. Edhe pas shërimit fillestar, këta pacientë kërkojnë takime të rregullta pasuese dhe qasje të vazhdueshme në medikamente, shërbime që thjesht nuk janë të disponueshme në Gaza.
Mediat atje shkruajnë se, nuk ka asnjë garanci që këta pacientë mund të kthehen në spitalet e Jerusalemit për takime pasuese.
Siç raportoi CNN javën e kaluar, ndërsa shumica e pacientëve ranë dakord të ktheheshin në Gaza, disa u dërguan përsëri kundër vullnetit të tyre sepse nuk i pret asnjë mundësi trajtimi në enklavën e shkatërruar, transmeton Zeri.info.
Sipas raportimeve, para se pacientët të lejoheshin të hynin në Gaza këtë mëngjes, autoritetet izraelite konfiskuan disa nga gjërat e tyre personale./Zëri