Trumpi kërkon verifikimin e bankave dhe demokratëve
Donald Trump kërkon të godasë armiqtë e tij politik me armën drejtuar ndaj tij. Kreu i Shtëpise së Bardhë ka urdhëruar Departamentin Amerikan të Drejtësisë që të nisë që të nisë hetimet mbi lidhjet e supozuara të ish financierit dhe abuzuesit të ndjerë seksuaj Jeffrey Epstein me disa banka të mëdha përfshirë edhe figura të shquara politike, përfshirë ish presidentin Bill Clinton.
Trump tha se Prokuroja e Përgjithshme Pam Bondi do të merret me këtë çështje për të përcaktuar gjithcka në lidhje me marrdhëniet e Epstain me demokratët. Bondi tha se tashme hetimi ka nisur dhe prokuror I ceshtjes është Jay Clayton .
Ish-Presidenti Clinton ka mohuar fuqishëm se kishte pasur njohuri për krimet e Epsteinit. Interesi për marrëdhëniet e Epsteinit u rrit sërish këtë javë, pas publikimit nga ligjvënësit amerikanë të mbi 20,000 faqesh dokumente nga veprimtaria e tij, disa prej të cilave përmendnin edhe Trumpin.
Përveç Clinton, Trump tha se kishte kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë të hetonte bankat JP Morgan dhe Chase, ish-Sekretarin e Thesarit Larry Summers dhe themeluesin e LinkedIn, Reid Hoffman, i cili gjithashtu është donator i njohur demokrat.
“Epstein ishte demokrat, dhe ai është problemi i demokratëve, jo problemi i republikanëve!” shkroi Trump në rrjetet sociale. “Të gjithë e dinë për të, mos humbni kohë me Trumpin. Kam një vend për të udhëhequr!”
Një përfaqësues i JPMorgan Chase tha se kompania ka keqardhje për “çdo lidhje” që ka pasur me Epsteinin, duke shtuar se firma “nuk e ndihmoi atë të kryente aktet e tij të tmerrshme”. Kerkesa e Trump vjen vetem pak dite perpara votimit qe do te mbahet ne Dhomen e Perfaqesusve per te publikuar te gjitha dosjet hetimore te Epstain I cili u vetevra ne burg ne vitin 2019
Betimi i ligjvënëses demokrate Adelita Grijalva të mërkurën solli mbajtjen e kesaj séance , pasi ajo menjëherë nënshkroi një peticion për publikim e dokumenteve. Nënshkrimi i saj ishte i 218-ti – i fundit që nevojitej për të nxitur votimin në seancë plenare. Katër republikanë u bashkuan me demokratët për të kërkuar votimin. Dokumentet e fundit te publikuara perfshinin nje Email ku Jeffrey Esptain shkruante se Donald Trump ishte ne dijen te abuzimit seksual qe kishte ndodhur me vajzat e mituara , por presidenti Amerikan I ka mohuar te gjitha keto pretendime.