Droni rus godet një pallat në Kiev, gjashtë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Droni rus godet një pallat në Kiev, gjashtë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Bota November 14, 2025 - 21:47

Një dron rus u përplas në një pallat banimi në lindje të Kievit, duke vrarë gjashtë persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë, ndërsa sulmet ajrore goditën pothuajse çdo lagje të kryeqytetit gjatë natës.

Sipas autoriteteve, droni hyri në katin e shtatë të ndërtesës dhe shpërtheu, duke shkaktuar shembjen e kateve nga i teti deri në të katërtin.

Më shumë se 40 persona u shpëtuan, përfshirë banorë të bllokuar nën rrënoja, ndërsa zjarret dhe mbeturinat e rëna dëmtuan disa pallate të tjera, një spital, një shkollë dhe godina të tjera publike. Dëmet e mëdha në sistemin energjetik lanë një pjesë të qytetit pa ngrohje.

Gjatë sulmeve, vargjet e shpërthimeve u ndien në të gjithë Kievit, ndërsa autoritetet u kërkuan banorëve të strehoheshin menjëherë pas mesnatës. Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike.

Ndërkohë, Ukraina goditi infrastrukturën e naftës në Rusi, duke sulmuar me dronë një nga terminalet më të mëdha të eksportit në Novorossiysk, ku shpërtheu zjarr në rafinerinë e Sheskharis dhe u plagosën katër persona. Eksportet e naftës u pezulluan, ndërsa u raportua se u dëmtuan edhe një anije dhe një bllok banimi.

Presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi përdorimin e raketave me rreze të gjatë “Long Neptune” në sulmet kundër objektivave ruse, duke e quajtur ofensivën e Moskës “të ligë dhe të llogaritur”. Ai tha se Rusia lëshoi rreth 430 dronë dhe 18 raketa gjatë natës.

Sulmet e fundit vijnë vetëm pak ditë pas një tjetër ofensivë ruse që la gjashtë të vrarë dhe shkaktoi dëme të mëdha në banesa dhe infrastrukturë energjetike në Ukrainë, ndërsa lufta vijon me intensitet në të gjithë vendin. /abcnews