SHBA-ja po rindërton aeroportin ushtarak nga ku nisi sulmin bërthamor ndaj Hiroshimës
Për 80 vjet pas bombardimit të Hiroshimës, aeroporti ushtarak në ishullin Tinian, nga ku bombarduesit u nisën, kishte mbetur kryesisht i braktisur.
Tani, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar praninë ushtarake të SHBA-së në ujërat afër Tajvanit, ky aerodrom historik po rikthehet në funksion për përdorim nga bombarduesit modernë.
Kjo fotografi, që shfaq rindërtimin në ishullin Tinian, territor i SHBA-së në perëndim të Oqeanit Paqësor, u publikua nga Forcat Ajrore amerikane më 30 shtator.
Ushtria tha se statusi aktual i aerodromit historik North Field në Tinian “konsiderohet informacion konfidencial”, por dy banorë lokalë me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë përmes telefonit kanë konfirmuar se puna për rindërtimin e bazës ajrore po vazhdon.
“Ata ende janë duke e pastruar aerodromin”, tha një hotelier vendas në ishullin e vogël të Paqësorit më 6 nëntor./REL