Një grua dhe dy fëmijët e saj gjenden të vdekur në një apartament në Stuttgart të Gjermanisë
Një ngjarje e tmerrshme në Stuttgart të Gjermanisë.
Sipas mediave gjermane, përcjell Telegrafi, policia ka gjetur tre trupa në një pallat apartamentesh në lagjen Feuerbach.
Po sipas tyre, trupat e gruas dhe dy fëmijëve të saj u zbuluan në një apartament në mesditë, tha policia.
"Për momentin, nuk ka asnjë indikacion për përfshirje të personave të tjerë", deklaruan hetuesit.
Në një deklaratë të lëshuar këtë pasdite, policia e Stuttgartit tha se oficerët kishin fituar qasje në apartament "për shkak të dyshimit për një situatë të dyshimtë".

Departamenti i hetimit penal ka filluar që atëherë hetimin e tij për rrethanat e vdekjes.
Rrethanat e vdekjeve janë ende të paqarta ndërsa hetuesit po punojnë tani për të përcaktuar se si vdiqën tre personat.
Die Polizei hat am Mittwoch in einem Wohnhaus an der Wiener Straße in Stuttgart-Feuerbach drei Tote gefunden. Offenbar hatte es zuvor Hinweise auf eine sogenannte hilflose Lage gegeben. Laut Polizei handelt es sich bei den Toten um eine Frau und zwei Kinder ë pic.twitter.com/m9o5SbzE5W
— World Today (@PeterPan1125938) November 5, 2025