Rama Duwaji, kush është zonja e parë e re e New Yorkut nga brezi Gen Z?

Rama Duwaji, kush është zonja e parë e re e New Yorkut nga brezi Gen Z?

Bota November 05, 2025 - 13:09

E vënë në qendër të vëmendjes përkrah kryebashkiakut të sapozgjedhur të New Yorkut, Zohran Mamdani, është bashkëshortja e tij, Rama Duwaji.

Duwaji, 28 vjeçe, është artiste dhe animatore me bazë në New York dhe me rrënjë siriane.

Image

Puna e saj shpesh eksploron tema dhe çështje që lidhen me Lindjen e Mesme.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RAMA DUWAJI (@ramaduwaji)

“Rama nuk është thjesht gruaja ime; ajo është një artiste e jashtëzakonshme që meriton të njihet në mënyrën e saj”, shkroi Mamdani në një postim më 12 maj, duke njoftuar se ishin martuar tre muaj më parë.

Çifti është njohur në aplikacionin e takimeve Hinge, “kështu që ende ka shpresë për ato aplikacione takimesh”, tha Mamdani - atëherë ende kandidat - në një intervistë në qershor.

Në fjalimin e tij të fitores mbrëmë, Mamdani tha: “Për gruan time të mrekullueshme, Rama – hayati [në arabisht: jeta ime] – nuk ka askënd tjetër me të cilin do të doja të isha në këtë moment dhe në çdo moment tjetër".

Image

Me origjinën e saj ndërkombëtare dhe vizionin modern, Duwaji shihet nga shumëkush si një figurë që do të pasurojë imazhin e administratës së re të qytetit dhe do të frymëzojë të rinjtë për të ndjekur pasionet e tyre. /telegrafi