Përplasen dy trena, shtatë viktima dhe dhjetëra të plagosur në Indi

Përplasen dy trena, shtatë viktima dhe dhjetëra të plagosur në Indi

Bota November 04, 2025 - 23:21

Një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në Indinë qendrore të martën, duke vrarë të paktën shtatë persona dhe duke plagosur disa të tjerë. Aksidenti ndodhi pranë Bilaspur, në shtetin Chhattisgarh.

Më shumë se 10 persona mbetën të plagosur dhe janë dërguar në spitalet lokale për trajtim, teksa një prej tyre është në gjendje kritike. Në një deklaratë, operatori i rrjetit Indian Railëays tha se është angazhuar për përpjekjet e shpëtimi dhe ka filluar një hetim për shkakun e aksidentit.

Përplasjet e trenave nuk janë të rralla në Indi, ku rrjeti i gjerë hekurudhor përballet me probleme të infrastrukturës së vjetër dhe gabimet njerëzore. Më shumë se 12 milionë njerëz udhëtojnë me 14,000 trenat e Indisë çdo ditë në 64,000 kilometra shina.

Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të përmirësuar sigurinë hekurudhore, disa qindra aksidente – disa vdekjeprurëse ndodhin çdo vit.

Një aksident në pjesën lindore të vendit në vitin 2023 vrau më shumë se 280 njerëz në atë që ishte një nga fatkeqësitë më vdekjeprurëse hekurudhore në Indi.