Shtatë alpinistë të vdekur pas një orteku në Nepal, zbulohen detaje

Shtatë alpinistë të vdekur pas një orteku në Nepal, zbulohen detaje

Bota November 04, 2025 - 08:28

Të paktën shtatë alpinistë, përfshirë pesë të huaj dhe dy nepalezë, kanë vdekur pasi u goditën nga një ortek në një majë të Himalajeve në Nepalin verilindor, tha agjencia e ekspeditës Seven Summit Treks.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi në orën 09:00 sipas orës lokale të hënën pranë kampit bazë të malit Yalung Ri në distriktin Dolakha.

Ekipet e shpëtimit gjetën dy trupa dhe ende po kërkojnë pesë të tjerët, që besohet se janë “varrosur” nga bora.

Pesë të tjerë janë kthyer në kampin bazë me lëndime jo kritike.

Të gjithë këta alpinistë ishin pjesë e një grupi që u nis më shumë se një orë para se të binte orteku, tha shefi i policisë së distriktit për BBC.

Trupat e pesë alpinistëve të tjerë të vdekur "mund të jenë 10-15 metra nën borë", tha Mingma Sherpa, kryetar i Seven Summit Treks. "Do të duhet kohë për t'i gjetur ata".

Në mesin e të vdekurve përfshihen dy italianë, një kanadez, një gjerman, një francez dhe dy nepalezë që shërbyen si udhërrëfyes. /Telegrafi