Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë
Foto: Ilustrim

Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Bota November 03, 2025 - 15:14

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter goditi distriktin Sindirgi të Balikesirit në veriperëndim të Turqisë, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Tërmeti u ndje në provincat e afërta duke përfshirë Izmirin, Manisan, Bursën dhe pjesë të Stambollit.

Sindirgi ka përjetuar disa tërmete që nga gushti, me mbi 12.000 tërmete të regjistruara në më pak se tre muaj, duke përfshirë 45 me magnitudë mbi 4.0.

Javën e kaluar një tërmet me magnitudë 6.1 goditi zonën, duke shkatërruar ndërtesa dhe duke lënë më shumë se 20 të lënduar.

Një tjetër tërmet me magnitudë 6.1 ndodhi më 10 gusht, duke vrarë një person dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë. /Telegrafi