Pentagoni jep dritën jeshile, vendimi në dorën e Trumpit

Pentagoni jep dritën jeshile, vendimi në dorën e Trumpit

Bota October 31, 2025 - 23:17

Pentagoni i ka dhënë dritën jeshile shtëpisë së bardhë për t’i dërguar Ukrainës raketat Tomahawk me rreze të gjatë veprimi.

Sipas medias amerikane CNN Departamenti i Luftës vlerësoi se kjo nuk do të ndikonte negativisht në rezervat amerikane, duke e lënë vendim përfundimtar në duart e presidentit Donald Trump.

Shtabi i përbashkët e informoi shtëpinë e bardhë për vlerësimin këtë muaj, pak para se Trump të takohej me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky.

Gjatë këtij takimi, presidenti tha se tha se nuk do të preferonte t’ia jepte raketat Ukrainës, pasi ato i duhen Shteteve të Bashkuara për t’u mbrojtur.

CNN thotë se vlerësimi i Pentagonit i inkurajoi aleatët europianë të Uashingtonit, të cilët besojnë se tashmë Shtetet e Bashkuara kanë më pak justifikime për të mos i dhënë raketat. Kur Trump hezitoi për t’i dhënë raketat Ukrainës gjatë takimit me Zelensky, zyrtarët amerikanë dhe ata europianë mbetën të habitur.

Armët me rreze të gjatë veprimi, të shumëkërkuara nga Kievi, mund të godasin objektivat thellë brenda territorit rus.

Vendimi i Trump erdhi një ditë pasi ai foli në telefon me Presidentin rus Vladimir Putin, i cili i tha homologut amerikan se raketat Tomahawk mund të godisnin qytete të mëdha ruse si Moska dhe Shën Petersburgu dhe nuk do të kishin ndikim të rëndësishëm në fushën e betejës, por do të dëmtonin marrëdhëniet mes dy vendeve.

Megjithatë kreu i shtëpisë së bardhë nuk ka hequr dorë përfundimisht nga dërgimi i raketave në Ukrainë.

CNN raporton se administrata ka hartuar plane për t’ia siguruar ato shpejt Kievit nëse Trump jep urdhrin. Presidenti amerikan ka shprehu zemërimin e tij në rritje ndaj Vladimir Putin, madje vendosi sankdione të reja ndaj Rusisë. Ai i ka bërë thirrje kreut të Kremlinit të angazhohet seriozisht në arritjen e paqes./abcnews