Shembet një ndërtesë në Stamboll, raportohet për disa persona nën rrënoja
Një pallat 7-katësh është shembur në zonën Mevlana Mahallesi të qytetit Gebze në Turqi. Autoritetet turke kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e personave të bllokuar në rrënoja.
Shembja ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit në rrugën Isikgel ndërsa shkaqet ende nuk dihen. Policia, zjarrfikësit, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe ekipet e shpëtimit kanë nxituar në vendngjarje.
Hetimet për shkaqet e shembjes po vazhdojnë në ndërsa një familje është bllokuar nën rrënoja. Sipas informacioneve fillestare, pesë persona vlerësohet të jenë të bllokuar.
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya tha se operacioni i shpëtimit po koordinohet nga prefekti dhe kryetari i bashkisë së Gebzes, ndërsa zyrtarë të lartë të AFAD-it janë në vendngjarje. /euronews