SHBA-ja godet katër anije të dyshuara për drogë në Paqësor, 14 persona mbeten të vrarë

SHBA-ja godet katër anije të dyshuara për drogë në Paqësor, 14 persona mbeten të vrarë

Bota October 28, 2025 - 16:16

Forcat amerikane kanë vrarë 14 persona në sulmet ndaj katër anijeve të dyshuara për trafikim droge në Oqeanin Paqësor, ka bërë të ditur të martën sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Ai ka thënë se një person ka mbijetuar dhe është shpëtuar nga personeli meksikan i kërkim-shpëtimit.

Ky sulm është i fundit në një seri operacioneve kundër anijeve që, sipas Shteteve të Bashkuara, kanë transportuar drogë si në Paqësor ashtu edhe në Karaibe.

Sipas Hegseth, sulmet e fundit në Paqësorin lindor, të cilat janë zhvilluar të hënën me urdhër të presidentit Donald Trump, përbëjnë një përshkallëzim në atë që është cilësuar si një fushatë për të goditur trafikantët e drogës.

Deri më tani, të paktën 51 persona janë vrarë në këto sulme, gjë që ka çuar në përshkallëzim të tensioneve midis Shteteve të Bashkuara dhe qeverive të Kolumbisë e Venezuelës.

Shumica e operacioneve kanë ndodhur në brigjet e Amerikës së Jugut dhe në Karaibe, por së fundmi janë kryer edhe në Oqeanin Paqësor.

Ekspertët ndërkohë kanë vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e këtyre sulmeve, ndërsa anëtarë të Kongresit amerikan – si demokratë ashtu edhe republikanë – kanë ngritur shqetësime dhe kanë vënë në dyshim autoritetin e presidentit për t’i urdhëruar ato.

Në një deklaratë në platformën X, Hegseth ka bërë të ditur se katër anijet e goditura të hënën “ishin të njohura nga aparati ynë i inteligjencës”.

Sipas tij, tetë “narko-terroristë” janë vrarë në sulmin e parë, ndërsa katër dhe tre të tjerë në dy sulmet pasuese.