Nobeli për Paqe, kryeministrja e Japonisë planifikon ta nominojë Trumpin

Nobeli për Paqe, kryeministrja e Japonisë planifikon ta nominojë Trumpin

Bota October 28, 2025 - 14:29

Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi do të nominojë presidentin amerikan Donald Trump për çmimin “Nobel për Paqe”.

Kështu u tha gazetarëve të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Takaichi u takua me Trumpin të martën në mëngjes në Tokio, ku diskutuan çështje ekonomike dhe të sigurisë, raporton Reuters.

“Në një periudhë kaq të shkurtër kohore, bota filloi të gëzonte më shumë paqe”, u tha Takaichi gazetarëve.

“Unë vetë u impresionova dhe u frymëzova shumë nga ju, president”, shtoi Takaichi.

Politikanja María Corina Machado nga Venezuela është vlerësuar me çmimin “Nobel për Paqe” për vitin 2025, njofton Klankosova.tv.

Për çmimin e sivjetëm ishte përfolur emri i presidentit amerikan, transmeton Klankosova.tv.