Trump: Jam 100 për qind i hapur për të takuar Kim Jong Un
Donald Trump ka thënë se do të ishte “100% i hapur” për t’u takuar me Kim Jong Un gjatë vizitës së tij në Azi.
Presidenti amerikan tha se shkon mirë me homologun e tij të Koresë së Veriut kur u pyet nga gazetarët në bordin e Air Force One.
Bëhet e ditur se në vitin 2019 , Trump u bë presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që kaloi kufirin me Korenë e Veriut gjatë mandatit të tij të parë në detyrë.
Dyshja nuk është takuar që atëherë dhe Shtëpia e Bardhë tha se asgjë nuk është planifikuar për udhëtimin pesëditor të Trumpit në Azi, ku ai do të takohet me udhëheqësit e Malajzisë, Japonisë dhe Koresë së Jugut.
Kim tha muajin e kaluar se ai ende ruan “kujtime të mira personale” me Trumpin dhe se nuk ka “asnjë arsye për të mos” rifilluar bisedimet me SHBA-në nëse ajo “braktis” atë që ai e quajti një “obsesion iluzionar” me dëshirën që Koreja e Veriut të heqë dorë nga armët e saj bërthamore.
Që atëherë, Kim ka përshpejtuar zgjerimin e një arsenali raketash të afta për armë bërthamore dhe ka forcuar pozicionin e tij duke u rreshtuar me Rusinë lidhur me luftën e saj në Ukrainë dhe duke forcuar marrëdhëniet me Kinën. Ndërsa disa ekspertë parashikojnë se një takim midis Kim dhe Trump nuk është i mundshëm, të tjerë parashikojnë se dyshja përfundimisht do të ulet për bisedime në muajt në vijim. /abcnews