Tre të vrarë dhe 17 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë
Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur gjatë natës nga një valë e re sulmesh me raketa dhe dronë të ushtrisë ruse në disa rajone të Ukrainës, kanë njoftuar autoritetet lokale.
Në kryeqytetin Kiev, një person u vra dhe 10 të tjerë u plagosën pas një sulmi me raketa balistike në orët e para të së shtunës. Tre nga të plagosurit u shtruan në spital, ndërsa mbetjet e raketave të rrëzuara shkaktuan dëme në disa ndërtesa dhe ndezën zjarre në një objekt jo-banimi, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave.
Në rajonin Dnipropetrovsk, dy persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën. Sulmet dëmtuan pallate banimi, shtëpi private, një dyqan dhe automjete, bëri të ditur guvernatori në detyrë i rajonit, Vladyslav Haivanenko.