Zelensky: Armëpushimi me Rusinë është ende i mundur

Zelensky: Armëpushimi me Rusinë është ende i mundur

Bota October 23, 2025 - 10:04

Volodymyr Zelensky dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, kanë folur përpara samitit të sotëm në Bruksel.

I pyetur nga gazetarët nëse një armëpushim ishte i mundur, udhëheqësi ukrainas tha: “Një armëpushim është ende i mundur, sigurisht, dhe të gjithë ne kemi nevojë për një armëpushim. Por ne kemi nevojë për më shumë presion mbi Rusinë”.

Costa foli kryesisht për të mirëpritur Zelenskyn në samit dhe riafirmoi mbështetjen e Evropës për Ukrainën.

Zelenskyy tha se paketa e re e sanksioneve evropiane ishte “shumë e rëndësishme” dhe se nevojitej më shumë presion mbi Putinin për të ndaluar luftën. /abcnews