Zelensky do të marrë pjesë nesër në Këshillin Evropian

Zelensky do të marrë pjesë nesër në Këshillin Evropian

Bota October 22, 2025 - 17:02

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha dje se kjo do të jetë një javë e ngjeshur diplomatike për Ukrainën.

Pas vizitës së tij në vendet nordike sot, udhëheqësi ukrainas do të shkojë nesër në Këshillin Evropian, raporton Sky News.

Antonio Costa, konfirmoi vizitën, duke thënë se do të diskutohet se si të mbështetet më tej Ukraina, derisa përballet me luftën e agresionit të Rusisë.

“Angazhimi ynë është i palëkundur. Kursi ynë është i qartë. Ne do të vazhdojmë të rrisim presionin mbi Rusinë, duke forcuar Ukrainën në ndjekje të paqes”, është shprehur ai.