Të paktën 30 të vdekur nga shpërthimi i një cisterne nafte në Nigeri

Të paktën 30 të vdekur nga shpërthimi i një cisterne nafte në Nigeri

Bota October 22, 2025 - 14:41

Dhjetëra persona humbën jetën nga një shpërthim i tmerrshëm i një cisterne me naftë në shtetin federal të Nigerit, pasi automjeti doli nga rruga dhe u përmbys.

Banorët vendas nxituan për të mbledhur karburantin që rridhte, por cisterna shpërtheu papritur, duke shkaktuar një zjarr të madh që i përpiu ata, shkruan BBC.

Sipas informacioneve fillestare, rreth 30 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 40 të tjerë kanë marrë plagë të shkallëve të ndryshme.

Zjarri intensiv dogji shumë trupa deri në atë pikë sa nuk mund të identifikoheshin, ndërsa të plagosurit u dërguan me urgjencë në një spital të afërt për trajtim.