
Vuçiqi e quan “akt terrorist” incidentin para parlamentit të Serbisë
Bota
October 22, 2025 - 12:46
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e quajti incidentin para parlamentit në qendër të Beogradit si “akt terrorist”, në të cilin një burrë u plagos dhe një tjetër u arrestua për një sulm te tendat e mbështetësve të qeverisë së tij.
Vuçiqi tha se do të duhej të largohej nga takimi për shkak të një "akti terrorist para parlamentit serb" dhe shtoi se do të duhej të "merrej me disa gjëra të tjera gjatë ditës".
Kujtojmë se një burrë u plagos në këmbë dhe një tjetër u arrestua pas incidentit te tendat e mbështetësve të partisë në pushtet që u ngritën në qendër të Beogradit, para parlamentit të Serbisë. /Zëri