
Trump: Nuk dua një takim të kotë me Putinin
Donald Trump ka thënë se nuk donte një takim të kotë, pasi një plan për të zhvilluar bisedime ballë për ballë me homologun e tij rus Vladimir Putin rreth luftës në Ukrainë u pezullua.
Presidenti amerikan tregoi se një pikë kyçe ngërçi mbeti refuzimi i Moskës për të ndërprerë luftimet përgjatë vijës aktuale të frontit, në komentet e tij në Shtëpinë e Bardhë të martën, shkruan BBC.
Më parë, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë kishte thënë se nuk kishte “plane” për një takim Trump-Putin “në të ardhmen e afërt”, pasi Trumpi tha të enjten se të dy do të zhvillonin bisedime në Budapest brenda dy javësh.
Dallimet kryesore midis propozimeve të SHBA-së dhe Rusisë për paqe u bënë gjithnjë e më të qarta këtë javë, duke duket se kanë shuar shanset për një samit.
Trumpi dhe Putini u takuan për herë të fundit në Alaska në gusht, gjatë një samiti të organizuar me nxitim, i cili nuk dha rezultate konkrete.
Vendimi i Shtëpisë së Bardhë për të shtyrë planet për një takim të dytë Trump-Putin mund të shihet si një përpjekje për të shmangur një skenar tjetër të ngjashëm.
Një takim përgatitor midis Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ishte planifikuar të mbahej këtë javë, por Shtëpia e Bardhë tha se të dy kishin pasur një telefonatë “produktive” dhe se një takim nuk ishte më “i nevojshëm”. /abcnews