
Mbi 39 për qind është dalja e votuesve në Maqedoninë e Veriut deri në orën 17:00
Bota
October 19, 2025 - 18:45
Deri në orën 17:00, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut, kanë dalë për të votuar 39,87 për qind e qytetarëve.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve atje ka publikuar këtë rezultat në platformën e saj elektronike, të cilën e ka siguruar Alsat M.
Për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, të drejtë vote kanë gjithsej 1,832,415 votues të regjistruar.
Votuesit janë të shpërndarë në gjithë vendin në rreth 3,474 qendra votimi.
Në qytetin e Shkupit janë të regjistruar 474,304 votues.
